E Diel, 1 Nëntor 2026

ACR: Së shpejti rinis puna në Zonën D të minierës

Drejtori i kësaj kompanie ka sqaruar për mediat edhe problemin e krijuar së fundi në këtë zonë të galerisë.

“Gjithashtu, ACR sqaron opinionin publik mbi situatën e krijuar së fundmi në Zonën D, pjesë e koncesionit të saj sipas marrëveshjes koncesionare me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Fillimisht, ACR nënshkroi një kontratë për dhënien nën administrim të Zonës D kompanisë TURALB, marrëveshje e cila u ndërpre për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga shoqëria TURALB. Ndërkohë, ACR po merr masat për rifillimin normal të punës në këtë zonë dhe aktualisht është në pritje të miratimit të programit të punës nga AKBN dhe METE.

Gjatë kësaj kohe, ACR ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e sindikatës. Deri në marrjen e aprovimit nga autoritetet përkatëse dhe rifillimin e punës në Zonën D, ACR do të kujdeset që t’u sigurojë punonjësve të saj të Zonës D vende të përshtatshme pune në projekte të ndryshme që ne kemi në zonën e Bulqizës”, tha drejtori i kësaj kompanie Roman Lurf.

Ai sqaroi se po punohet edhe në drejtim të sigurisë në minierë, duke përmendur këti rinovimin e sistemit të ventilimit, zëvendësimit të pajisjeve personale, rinovimit të gjeneratorëve, instalimit të një sistemi të ri komunikimi në minierë, vendosjes së detektorëve të gazit në të gjithë frontet e punës, kontrollit mjekësor, trajnimit të punonjësve në përdorimin e pajisjeve, sjelljes së specialistëve të huaj për vlerësimin dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë, etj. /Start/

                                                                                             2012-08-22 10:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›