E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR: Trajtim financiar edhe për minatorët e zonës D

“Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka urdhëruar që zona D t’i kalojë nën administrimin e kompanisë ACR. Si rrjedhojë edhe 72 minatorët e kompanisë nënkontraktuese do të bëhen pjesë e ACR. Sot kompania ACR përfundoi me nënkontraktonin procedurat e dorëzimit të aseteve të zonës D, ku një prej pikave të marrëveshjes ishte edhe trajtimi financiar i punonjësve të kësaj zone”, thekson ACR-ja në një reagim.

 ACR do të marrë përsipër të zgjidhë situatën financiare të punëtorëve të zonës D duke ju ofruar atyre të njëjtat kushte që u ofroi edhe minatorëve të Bulqizës bazuar në kohën që këta minatorë kanë punuar për kompaninë ACR. Aktualisht puna në zonën D është e pezulluar sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës pasi RISHM po vazhdon inspektimin në këtë zone dhe stafi i minierës po punon për të garantuar kushte të përshtatshme për rifillimin e punës.

Në momentin që Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të vendosë që mund të fillohet puna në këtë sektor kompania ACR do të fillojë me përmirësimin e kushteve të punës dhe rifillimin e punës për minatorët. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-12 10:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›