Durrës, 30 mijë euro për vrasësit e volejbollistit

Ngjarja ndodhi më 13 shtator të këtij viti, kur një shtetas qëlloi me thikë për vdekje Guzën, pjesëtar i klubit të volejbollit Teuta. Atë ditë, pas plagosjes së të riut dhe dërgimit të tij në spital ku humbi edhe jetën, u shoqëruan 30 persona, por asnjëri prej tyre nuk rezultoi autor i ngjarjes.
Megjithëse provat materiale të sekuestruara në vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Kriminalistikës pranë Ministrisë së Brendshme, deri më tani nuk kanë nxjerrë në dritë ndonjë autor të mundshëm të krimit. 24-vjeçari Guza ka qenë së bashku me shoqërinë e ekipit Tueta në një lokal për të festuar 40-vjetorin e lindjes së menaxherit të klubit, Markelian Rexhepi. Krimi ka ndodhur në shkallët e pallatit ku jeton familja Guza, në Lagjen Nr. 5 të qytetit bregdetar.
Ai është bërë viktimë e një prite së paku nga dy-tre persona, të cilët duket se e kanë përgjuar gjatë të riun, derisa është kthyer me makinën e tij në banesë. Guza ka qenë i pambrojtur dhe krejt i papërgatitur për të reaguar, ndërkohë që befasia u ka dhënë mundësi vrasësve ta godasin me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit. Volejbollisti ka mundur ti rezistojë vdekjes për rreth 18 orë, për tu dorëzuar përfundimisht në orën 19:00 të datës 13 shtator. Policia ka ndërtuar dy pista hetimi, ku e para është ajo e tentativës së grabitjes së varëses së florinjtë nga qafa e volejbollistit dhe konfliktet e mundshme personale. /S.Ll/Start/
2011-10-12 10:31