E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosen me armë, arrestohen nga policia

Ngjarja ndodhur në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë, ky dy shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi kanë plagosur njëri-tjetrin me armë zjarri pistoletë tip TT. Në pranga ranë shtetasit Ilir Nika, 27-vjeç dhe Bari Bregu, 36-vjeç, banues në Tiranë.

Arma ishte në pronësi të shtetasi Ilir Nika, dhe në momentin e konfliktit janë plagosur të dy shtetasit, ndërkohë që shtetasit Bari Bregu është larguar nga vendngjarja.

Aktualisht të dy të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. /Start/

                                                                                             2011-10-12 11:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›