E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR nuk nis ende punen


Minatoret e Bulqizës që punojnë ende nuk kanë nisur punë. Ata punuan vetëm pak orë pas aksidentit tragjik që i mori jetën një minatori dhe plagosi 8 të tjerë, e më pas puna u ndërpre.

Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave po vazhdon kontrollet në galeri për të parë kushtet e sigurisë në to.
Ndërkohë minatorët përveçse pagës së 13-të dhe 22 ditëve të llogaritura si leje e zakonshme, sipas marrveshjes së nënshkruar me ACR-në, nuk kanë mundur të marrin qoftë edhe një pagë të vetme prej më shumë se 4 muajsh që dhe kur nisën protestat në këtë minierë.

Prokuroria ende nuk ka gjetur shkaqet e aksidentit qe MinatorëtEkspertët e RISHM, në galeritë e minierës Prokurorët marrin në pyetje të plagosurit Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR! ndodhi ne miniere. Ne nje mbledhje ku merrnin pjese drejtuesit e sindikates Kol Nikolla dhe Taf Koleci eshte bere shkarkimi kryetarit te sindikates se minieres Dilaver Perkoxha dhe ne vend te tij eshte zgjedhur Kujtim Alliu. Ky ndryshim eshte shoqeruar me replika te forta dhe akuza reciproke.

RISHM në minierë

Inspektorët e Repartit të Inspektim Shpetim Minierave u futën në galeritë e minierës së kromit për të inspektuar të gjitha frontet e niveleve të minierës dhe për të nxjerrë një raport teknik që do të vendosë për rifillimin ose jo të punës në minierë.

Prokurorët që po hetojnë shpërthimin në minierën e Bulqizës kanë marrë dëshmitë e të plagosurve.

Nga shperthimi i gazit te hidrogjenit ne minierën e Bulqizes mbeti i vrare nje minator dhe tete te tjere u plagosen. I takon Prokurorisë të japë versionin përfundimtar mbi shkaqet dhe shkaktarët e tragjedisë në Bulqizë, por deri më sot RISHM-i, në bazë të kompetencave që i jep ligji, ka marrë masat administrative maksimale për firmën koncesionare “ACR” dhe drejtuesit më të lartë të minierës.

Drejtori i RISHM-it konfirmoi se miniera e Bulqizës do të rehabilitohet sipas një projekti të ri ku mendohet të punohet deri në nivelin e 23. Ekspertët e RISHM gjykojnë se në aksident ka ndikuar dhe mbyllja e minierës si pasojë e grevës një mujore të minatorëve.

Kompania ACR ndërkohë pas aksidentit në gaeri ka shkarkuar shefin e brigadës së ajrimit të minierës, i është dhënë paralajmërim për pushim nga puna përgjegjësit të nivelit 16 dhe është shkarkuar brigadieri i këtij niveli.

 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Tepelenë, ura e Hormovës rrezikon shembjen
Rreth 50 automjete e përshkojnë përditë uren e Hormoves ne Tepelene. E vendosur mbi lumin Vjosë ura e Hormovës lidh rreth 600 banorë të fshatit me të njëjtin emër me rrugën nacionale. Manastiri një shekull më pas
Manastiri, vendi ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe dhe që duhet të ishte një qytet i shenjtë për shqiptarët, është duke humbur çdo gjurmë të ngjarjes historike të vitit 1908. 100 ditë si kryetar bashkie
Kryetari i bashkisë se Tiranës, Lulzim Basha pranon se dosjet me 124 leje shfrytëzimi, të cilave do t'u jepet dokumenti i hipotekimit ishin firmosur nga ish-kryetari i Bashkisë Edi Rama, por që kishin mbetur ne Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndotja, Ligji: Kompanite do te mbledhin ambalazhet
Pas polemikave dhe debateve të ashpra për heqjen e nenit mbi importin e mbetjeve nga Ligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, ekspertët që kanë punuar për hartimin  e tij jane ndalur tek objektivat kryesore te ketij ligji.
Rrugë e re, lidh 5 fshatra me Gjirokastrën
Një investim prej 57 milionë lekësh të reja pritet të rindërtojë rrugën që përshkon 5 fshatra të Rrëzës së Zezë mbi fshatin Glinë në Gjirokastër.

Lajmet kryesore

Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
Kastrati: Serbia s’mund ta mbajë peng KFOR-in
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›