Societe Generale shkurton shperblimet

Kompania franceze “Societe Generale” ka shkurtuar shpërblimet dhe ka anuluar ndarjen e parave të fituara pasi ka regjistruar një rënie prej 60 për qind të të ardhurave në Greqi.
Përifitimi neto i bankës për tremujorin e tretë ishte 622 milionë euro, 31 për qind më pak se vitin e kaluar.
Banka e dytë më e madhe e Francës ka deklaruar se nuk do të ndajë fitimet për vitin 2011 në mënyrë që të balancojë humbjet e saj.
“Ne do t’i kushtojmë vëmendje përforcimit të kapitalit të grupit”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv Frederic Oudea.
Kapitali i bankës shërben si një jastëk për të zbutur humbjet e ardhshme eventuale dhe është ndërtuar nga të ardhurat si dhe nga vlerat e aksioneve të saj.
Drejtori shtoi se shpërblimet në bankë do të preken, bashkë me pagesat që do të lidhen me performancën e punonjësve të saj dhe investimet.
Kompania deklaroi gjithashtu se ka shitur 10 miliardë euro në asete toksike dhe se po reduktonte ekspozimin e saj ndaj krizës së borxhit të eurozonës.
Megjithatë, përfitimet së fundmi kanë qenë pozitive me një rritje prej 15 për qind, të udhëhequr nga një rritje e huave dhe numrit të klientëve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
Kastrati: Serbia s’mund ta mbajë peng KFOR-in
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
ACR nuk nis ende punën