E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR-së i soset durimi!

 Me anë të një reagimi, ACR shprehet se kompania dhe pjesa më e madhe e minatorëve nuk mund të mbeten peng i Kolë Nikollës.

“Për të mirën e përbashkët të kompanisë dhe minatorëve të Bulqizës ACR pranoi të ulej në bisedime edhe me drejtuesit e sindikatës, të cilët janë krijuesit e kësaj situate të vështirë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të ACR, asnjë marrëveshje nuk është realizuar me krerët e sindikatave. Ashtu si dyshohej, lidershipi i sindikatave ka treguar edhe njëherë mos dashjen e pa arsyeshme për zgjidhjen e situatës. Në këto kushte ACR ka vendosur të ndërpresë çdo komunikim efektiv me kreun e sindikatave pasi çdo hapësirë negocimi me këtë grup aventurieresh është konsumuar”, thekon reagimi.

ACR fton the gjithë minatorët të kthehen në minierë ditën e hënë. Punonjësit e ACR-së, të cilët nuk do të paraqiten në pozicionet e tyre përkatëse do të konsiderohen që nuk dëshirojnë të punojnë në këtë kompani. Personat që dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë për kompaninë ACR duhet të raportojnë praninë e tyre në administratën e ACR në Bulqizë, ku dhe do të pajisen me kontratat e reja individuale, ku parashihet paga neto e rritur me 20%; e drejta për kushte të mira pune të vazhdueshme; e drejta për tu informuar për planet e investimeve në minierë.

“Për të lehtësuar gjendjen e vështirë financiare të punonjësve dhe familjeve të tyre si pasojë e kësaj greve të jashtëligjshme, ACR do t’u paguaj minatorëve rrogën e 13-te brenda javës së ardhshme”, përfundon reagimi. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-09-08 16:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›