Sindikata padi ndaj kompanisë ACR

Padia është bërë për presion të largimit nga puna dhe thyerjen e ligjit të grevës. Vendimi vjen një ditë pasi kompania austriake paralajmëroi se të hënën do të niste puna në galeri dhe të se të gjithë minatorët duhet të ktheheshin në punë për të nënshkruar kontratat individuale.
“ACR të respektojë ligjin dhe të mos përhapë informacione të rreme për publikun”, tha dje kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla. Ai ka deklaruar se duhen siguruar më parë vendet e punës në minierë. “Të garantohet kryerja e investimeve nga kompania ACR. Duhet të kryhen invesitime në nivelin 16 deri në 20 dhe të sigurohen të gjitha vendet e punës pastaj të rifillohet nga puna”, shtoi ai.
ACR njoftoi dje se ditën e hënë, me datë 12 shtator, ora 7:00, do të fillojë puna në minierën e Bulqizës. “ACR nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i interesave të biznesit të një grupi të vogël njerëzish të udhëhequr nga Kol Nikolla. ACR përveçse ka plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve, ka qenë e gatshme të bisedojë në çdo kohë me ta”, thuhej në reagim.
Gjithashtu, thuhej se personat që dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë për kompaninë ACR duhet të raportojnë praninë e tyre në administratën e ACR në Bulqizë, ku dhe do të pajisen me kontratat e reja individuale. Këto kontrata do të bazohen në kontratat aktuale me modifikimet e mëposhtme:
1. Paga neto e rritur me 20%
2. E drejta për kushte të mira pune të vazhdueshme
3. E drejta për tu informuar për planet e investimeve në minierë
“Për të lehtësuar gjendjen e vështirë financiare të punonjësve dhe familjeve të tyre si pasojë e kësaj greve të jashtëligjshme, ACR do t’u paguaj minatorëve rrogën e 13-te brenda javës së ardhshme”, përfundon reagimi. /S.Ll/Start/
2011-09-09 08:53