Video-përgjimi, sot seanca gjyqësore ndaj Metës, në Gjykatën e Lartë
TIRANE- Në Gjykatën e Lartë vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish zv/ kryeministrit Ilir Meta, i cili akuzohet nga për korrupsion aktiv pas publikimit të video skandalit nga ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.
Seanca e sotme është caktuar të zhvillohet në orën 13:00. Pritet që trupi gjykues të përzgjedhë ekspertët e rinj, që do të riekspertojnë videoregjistrimin, pasi dy ekspertimet e specialistëve amerikanë dhe anglezë, u shfuqizuan.
Seanca e fundit u shty pikërisht për shkakun se nuk ishin gjetur ekspertët. Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video.
Ish-zv/kryeministri Ilir Meta është vënë nën akuzën për korrupsion nga Prokuroria e Përgjithshme, pas publikimit në media të një video ku ai shfaqej me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, në një bisedë për disa tendera të ministrisë së Ekonomisë. Vetë zoti Meta e ka cilësuar videon, e realizuar nga ish-ministri Prifti, si një manipulim dhe shantazh ndaj tij.
(s.g/BalkanWeb)