E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monopoli, kontrata mund të shitet me firmën e Olldashit

Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Olldashi

Kontrata e lidhur nga Olldashi me firmën Albanian Telecommunication Union sh.p.k i jep të drejtën kësaj të fundit që ta rishesë atë.E thënë ndryshe, neni 17 i kontratës, pjesët pikante të së cilës gazeta po i boton sot të plota, i jep mundësinë firmës që mori me firmën e Olldashit monopolin e përdorjes së rrugëve kombëtare për shtrimin e fibrave optike, të bëjë sekserin me këtë monopol. Një tjetër pikë, që tregon qartë favorizimin me firmën e ministrit, është neni 3 i shtojcës së kontratës, ku parashikohet që ATU mund të zgjerojë linjat e internetit. Pra, në rast se firma kërkon shtimin e kapacitetit, që e zotëron vetëm ajo, mund të shtohet. Pjesa tjetër, që zgjeron kushtet e monopolit e firmës, është neni që tregon se si do të shiten nga ATU katër fibrat optike. Ndryshe nga kushti që i është vënë firmës për një pagesë 4% të xhiros në shtet, firmave që do të duan të lidhin kontratë me ATU do të duhet të paguajnë 6% të xhiros në shtet. Sa më shumë që hapet kontrata e Olldashit, aq më shume detaje dalin për mungesën totale të konkurrencës në lidhjen e saj, në penalizmin e bizneseve të tjera.
Neni i sekserit
Me urdhrin 120, ministri i Transporteve Olldashi ka lidhur një kontratë ekskluzive për përdorimin e rrugëve kombëtare nga firma ATU, për shtrimin e fibrave optike. Në argumentimin e këtij urdhri, theksohet se kjo ishte një kërkesë e vetme për këtë fushë. Por, në të njëjtën kontratë, në nenin 17 të shtojcës parashikohet që Olldashi ka nënshkruar se kjo kontratë mund të shitet nga firma ATU. Pra, leja unike e monopolit mund të tregtohet e gjithë. Subjektit Albanian Telecommunication Union sh.p.k i lejohet që pas përfundimit të ndërtimit të rrjetit dhe vënies në eficiencë të tij, të transferojë tek të tretë, me miratim me shkrim të ministrit përgjegjës për rrugët, tërësisht ose pjesërisht, të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kësaj lejeje. Pra qartësisht, e vetmja pikë që e pengon firmën ATU të shesë të drejtën 40-vjeçare monopol, është firma e ministrit të Transporteve. Por, sa e vështirë është marrja e kësaj firme, e tregon vetë afera që po zbardh gazeta, ku ministri me një urdhër me firmën e tij personale i ka dhënë ATU të drejtën monopol për 40 vite. Sidoqoftë, ky nen tregon qartë se sërish, ashtu si në dhënien e të drejtës për përdorimin e rrugëve, edhe në shitjen e kësaj të drejte, ka vendosur të drejtën e firmës së tij si kusht.
Neni i zgjerimit
Nën nenin tre të kontratës, zbulohet edhe një zgjerim i monopolit. Kontrata parashikon që ATU të ndërtojë 2 linja kabllosh optike për përdorimin e saj dhe 4 linja të tjera për tregtim. Pra, gjithsej 6 linja të vetme në rrugët kombëtare të vendit. Por, në nenin 3 zbulohet se i gjithë ky kapacitet, ekskluziv vetëm për ATU, mund të shtohet sërish. Subjekti Albanian Telecommunication Union sh.p.k mund të kërkojë rritje të kapaciteteve të fibrave optike tej kapacitetit të parashikuar në pikën a (prej 2 vende vetë dhe 4 vende të lira) të këtij neni, pas një periudhe 2-vjeçare nga nënshkrimi i marrëveshjes nëpërmjet rritjes së diametrit të rrjetit, me kusht që të kenë kaluar 6 muaj nga përfundimi i punimeve për ndërtimin e rrjetit të fibrave optike. Pra pas dy vitesh, ATU mund të zgjerojë dhe më shumë aktivitetin e saj monopol dhe, si rrjedhojë, fitimet e saj. Te kjo pikë duket se diskriminimi i firmave të tjera që duan të përdorin linjat e internetit është i frikshëm.
Neni i tarifave
Sipas kontratës, ATU duhet të paguajë 4 për qind të xhiros vjetore për përdorimin e linjave të internetit. Ndërkohë që, për katër linjat e tjera, firmat që do ti përdorin, duhet të paguajnë 6 për qind. Kjo, pavarësisht pagesës që do të duhet ti paguajnë firmës ATU për shërbimin që ajo po i krijon. Çdo përdorues subjekt i ri, i ndryshëm nga subjekti Albanian Telecommunication Union sh.p.k, ka detyrimin ligjor të paguajë në emër të shtetit shqiptar një pagesë përdorimi për rrjetin prej 6 (gjashtë) për qind të të ardhurave të krijuara në vit. Pra, që këtu fillon diskriminimi. E gjithë kjo bën që linjat e fibrave optike nën tokë të përdoren vetëm nga ATU. Në këtë mënyrë e gjithë lidhja e Shqipërisë me internet me fibra optike, që kalojnë nën rrugë kombëtare, do të kryhet vetëm nga kjo firmë. Pagesa bëhet më e frikshme për firmat e tjera në shembullin konkret që jepet nga urdhri i Olldashit: Në çdo rast pagesa për buxhetin e shtetit prej tij në një vit financiar nuk mund të jetë më e ulët se 5 për qind e investimit total në rrjetin e fibrave optike, pjesëtuar me kapacitetin gjithsej të rrjetit (për shembull, nëse rrjeti është projektuar për 6 përdorues gjithsej, përfshi subjektin që nënshkruan këtë marrëveshje dhe është një investim prej 40 milionë eurosh gjithsej, pagesa në buxhetin e shtetit për një përdorues të ri të ndryshëm nga subjekti Albanian Telecommunication Union sh.p.k nuk mund të jetë më pak se 330 mijë euro në vit [(40/20)/6].

Tabela me nenet e dyshimta

Neni 3 – Kushtet thelbësore të kësaj lejeje dhe vlera e investimit
ç) Në emër të përfaqësuesit shtet, Ministria pronare e rrugëve shtetërore-kombëtare garanton se gjatë kohëzgjatjes së kësaj lejeje, subjekti Albanian Telecommunication Union sh.p.k do të gëzojë ekskluzivitetin dhe asnjë e drejtë përdorimi në këtë aks nuk do ti lejohet asnjë pale tjetër publike apo private për çështje të teknologjisë së informacionit.
d) Subjekti Albanian Telecommunication Union sh.p.k mund të kërkojë rritje të kapaciteteve të fibrave optike tej kapacitetit të parashikuar në pikën a (prej 2 vende vetë dhe 4 vende të lira) të këtij neni, pas një periudhe 2-vjeçare nga nënshkrimi i marrëveshjes nëpërmjet rritjes së diametrit të rrjetit, me kusht që të kenë kaluar 6 muaj nga përfundimi i punimeve për ndërtimin e rrjetit të fibrave optike. Kjo lloj rritjeje kapaciteti do të jetë objekt miratimi paraprak nga Ministria, miratim i cili sipas kësaj lejeje nuk do të refuzohet apo vonohet në mënyrë të paarsyeshme dhe kryerja e investimit do të realizohet me fonde të subjektit Albanian Telecommunication Union sh.p.k.. Tarifat, që do të aplikohen në shtesë, do të jenë me analogji, si ato të përcaktuara në këtë leje.

Neni 6- Të drejta dhe detyrime të subjektit Albanian Telecommunication Union në raport me të tjerë, procedura
a- Subjekti Albanian Telecommunication Union sh.p.k ka të drejtë dhe detyrimin sipas kësaj lejeje, ti japë akses në vendin e lënë të lirë (kapacitete të lira sipas nenit 3 të shtojcës) çdo përdoruesi tjetër subjekt tregtar, që operon sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, pasi më parë ky i fundit i ka vënë në dispozicion subjektit Albanian Telecommunication Union sh.p.k ofertën dhe ka pranuar marrëveshje të lirë, duke përdorur kritere vlerësimi tregtare të përcaktuara qartë:
i) pagesën (kuotë) vjetore për vendin e lirë ose kuotën proporcionale të investimit për përdorim me një afat deri në përfundim të kësaj lejeje dhe një fitim të arsyeshëm subjektit Albanian Telecommunication Union
ii) dhe garanci se njeh e zbaton kushtet e kësaj lejeje, në mënyrë të veçantë pagesën në buxhet, dhe faktin se administrimi i rrjetit dhe mirëmbajtja e tij do të kryhet nga subjekti Albanian Telecommunication Union sh.p.k.
b- Kur subjekti Albanian Telecommunication Union sh.p.k dhe subjekti tjetër për një periudhë 3-mujore negocimi mes tyre nuk bien dakord për kushtet mes tyre, në çdo rast negocimi është vetëm për çmim, organi i vetëm kompetent për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së investuar do të jetë gjykata e përcaktuar në nenin 22, të kësaj shtojce. Në çdo rast, opin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›