ACR u uron minatorëve Bajramin
Me tej ka lëshuar akuza për drejtuesit e sindikatave si përgjegjës për situatën e krijuar. ACR do të mbulojë shpenzimet e drekës së Bajramit duke ju gjendur pranë punonjësve tanë. “Me vjen keq për situatën e krijuar nga disa persona jashtë kompanisë. Për shkak të këtyre personave, kushtet e minatorëve dhe familjeve të tyre janë përkeqësuar. Këta persona të papërgjegjshëm nuk janë kujdesur për interesin e minatorëve të “ACR”, por thjesht për interesat e tyre personale,”. Por ndërsa zonja Depich thekson se kërkesat kryesore te minatorëve janë plotësuar ndaj duhet te rikthehen ne pune, drejtues te Konfederatës se Sindikatave përsërisin se protestat do te rifillojnë te mërkurën ne mëngjes. 700 minatorët e Bulqizës janë përfshirë ne greva urie dhe protesta prej dy muajsh, duke ndërprerë aktivitetin e minierës ne zonën D.