E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e Gadafit ne Algjeri

Sipas te dhënave te Ministrisë se Jashtme ne Algjeri, behet fjale për strehimin e gruas se kolonelit, për vajzën e tij Aishe dhe për dy djemtë Hanibal dhe Khamis, te cilët kane kaluar kufirin dy dite me pare. Këshilli libian i tranzicionit i kërkoi Algjerisë dorëzimin e te afërmve te Gaddafit. “T'u japësh atyre strehim, është një akt agresioni kundër popullit libian dhe luftës për liri,” tha ministri i informacionit, Mohammed Shammam. Ndërkohe, pritet qe Kombet e Bashkuara te miratojnë nje rezolute qe ti kërkoje Algjerisë dorëzimin e djemve te Gadafit kur dihet qe për djalin Saif e Khamis ekziston edhe një urdhër arresti nga Haga. Ndërkohë, sa i përket luftimeve ne terren duket sikur ato janë ndërprerë ne ditën e Fiter Bajramit. Edhe NATO ka ndaluar sulmet nga ajri ne rajonin Sirte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›