Dështon arratisja e shqiptareve
Behet fjale për planin e tre te burgosurve te cilët kërkonin te dilnin nga burgu përmes një tuneli nëntokësor 85 metra te gjate, qe te nxirrte te një dyqan aty pranë. Por siç raportojnë mediat vendase, rojet e burgut te reduktuar shume se fundmi për shkak te shkurtimeve si pasoje e krizës, kane evidentuar gropën poshtë shtratit te një prej te burgosurve. Ata zbuluan ne qeli edhe çekiçë, vare dhe litarë, mjete me te cilat shqiptaret kishin hapur 15 metra tunel. Ajo qe mbetet e paqarte është fakti se si është e mundur qe gardianet nuk kane munduar te shohin dheun qe nxirrej prej gërmimit. Zyrtaret e burgut Koridhalos thane se ngjarja duhej te ishte zbuluar me pare, por mungesa e vëmendjes ka ndodhur për shkak se numri i rojeve është reduktuar ndjeshëm.