E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja, suksesi i sundimit te Gadafit

Te gjitha ata mbanin poste te rëndësishme ne forcat e sigurisë, ato ushtarake, apo edhe telekomunikim. Me aktivi nder to është Saif-Al Islam, 40 vjeç, edukuar ne universitetin e Londrës për ekonomi, flet mire anglisht, pikturon dhe shihej si pasuesi me i mire për kolonelin ne Libi. Një rival për te trashëguar pushtetin ishte dhe Mudassim. Ai është ngritur madje njëherë për rrëzimin e te atit por me pas u largua nga Libia kur dështoi. Ai u fal nga Gadafi dhe deri me tani mbante postin e këshilltarit te sigurisë kombëtare, si dhe negociues ne përmirësimin e marrëdhënieve ShBA-Libi. Aishja është e vetmja femër aktive ne politike. Ajo është avokate dhe madje ka qene pjese e stafit për mbrojtjen e Sadam Huseinit. Hanibal Gadafi njihet për festat e tij te çmendura private, pjese e te cilave kane qene edhe emra te njohura te muzikës si Beyonce, Asher, Maraja Kerry, Nelly Furtado. Hanibali është përfshirë disa here edhe ne çështje te dhunshme ne Evrope, kryesisht, për rrahjen e te dashurave te tij. Djali i gjashte Khamis është zv/komandanti i forcave te armatosura, te cilat kane qene nder me te dhunshmet nder luftën dhe shtypjen e kryengritësve ne Libi. Ne një shtet konglomerat fisesh, kjo mënyrë e zgjedhur nga Gadafi për te mbajtur pushtetin me njerëzit kryesore te tij ne krye te shtetit, ishte e vetmja rruge për te mbajtur pushtetin kaq gjate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›