E Shtunë, 31 Tetor 2026

ADK: Tadiç provokoi tensione

Prishtinë -Vizita e presidenti serb Boris Tadiç në Kosovë dhe prapavijat politike të saj dëshmojnë edhe njëherë se politika serbe ndaj Kosovës jo vetëm që nuk ka ndryshuar por vazhdon destruktivitein e saj, ka vlerësuar partia Alternativa Demokratike e Kosovës. ADK, nëpërmjet një komunikate për media, ka vlerësuar se përkundër qëndrimit të përmbajtur të institucioneve të Kosovës, Tadiçi jo vetëm që i shkeli kushtet e hyrjes së tij në Kosovë por u përpoq të provokonte tensione me qëllim që ta stigmatizoj Kosovën si vend jostabil para botës.

Madje, sipas kësaj partie, edhe sulmet në Leposaviq, në natën e mbrëmshme, ndaj patrullës policore shfaqën pasojat e para të kësaj vizite dhe tendencat për të cilat ishe realizuar. “Këto fakte flasin për një vizitë me tensione të montuara në dëm të Kosovës”, vlerëson kjo parti.

ADK konsideron se kjo vizitë duhet të analizohet si nga institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë në mënyrë që të nxirren mësime të cilat udhëzojnë formulimin e qëndrimeve adekuate për situata që mund të krijohen në të ardhmen. /telegrafi/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›