E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim midis Kosovës dhe Sllovenisë

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi theksoi dje pas kthimit nga Lubjana, se Kosova dhe Sllovenia do të thellojnë bashkëpunimi midis tyre. “Takimet me presidentin dhe kryeministrin sllovenë ishin shumë të mira dhe ato do të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar se ky bashkëpunim mbështetet në investimet e fuqishme të shtetit dhe bizneseve të Sllovenisë në Republikën e Kosovës.

Më tutje Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës është e ardhmja evropiane, sikurse e Sllovenisë. Edhe Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian dhe se Sllovenia ka qenë dhe është në mbështetje të vazhdueshme të progresit në Kosovë. Eksperienca sllovene është shumë e çmuar për ne dhe progresi në Kosovë vlerësohet nga Sllovenia si vend anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Kryeministri Hashim Thaçi duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me vizitën e presidentit serb Tadiq në Kosovë, ka thënë se vendimi për lejimin e vizitës ka qenë në interes të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

“Vendimet i marrë në përputhshmëri me interesat e shtetit dhe të ardhmes euroatlantike të vendit dhe të popullit tim dhe nuk marrë vendime duke u bazuar në kalkulime të çastit, personale apo të ngushta, por vendime në përputhshmëri me realitetin në Kosovë, dhe kushtetutën dhe interesat për integrime evropiane”, ka thënë Kryeministri Hashim Thaçi në një deklaratë për mediat në aeroportin e Prishtinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›