E Diel, 1 Nëntor 2026

Qipro, në pjesën turke zgjedhje parlamentare

Nicosia - Në pjesën turke të Qipros po zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare. Analistët mendojnë, se rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikojnë drejtpërdrejt në negociatat e turqve qipriotë me pjesën greke të Qipros, por fitorja eventuale e Partisë së Bashkimit Kombëtar, mund të diktojë kushte të reja për negociata.

Kjo parti angazhohet për krijimin e dy shteteve ishullore, kurse anketat e fundit thonë se do të fitojë shumicën e votave. Një e treta e pjesës veriore të Qipros është nën autoritetet turke, të cilat në vitin 1974, kanë shpallur Republikën Turke të Qipros të njohur ndërkombëtarisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›