AFGANISTAN – Sërish një tërmet i fuqishëm godet vendin

ISLAMABAD, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Afganistani është tronditur nga një tërmet tjetër i fuqishëm vetëm disa ditë pas një tërmeti shkatërrues në lindje të vendit, raportoi sot me Qendra Europiane-Mesdhetare të Sizmologjisë. që raportoi një magnitudë 5,6.
Tërmeti ndodhi në mbrëmje pranë Jalalabadit, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Qendra Gjermane e Kërkimeve Gjeoshkencore (GFZ) në Potsdam raportoi magnitudën si 6,3 ballë.
Dridhjet u ndjenë gjithashtu edhe në vendet fqinje, Indi dhe Pakistan, sipas raportimeve.
Informacion mbi viktimat dhe dëmet ende nuk ishte i disponueshëm.
Kjo zonë ishte prekur nga një tërmet i rëndë natën e së hënës dhe operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.
Talebanët në pushtet dhe Kryqi i Kuq Afgan raportuan së fundmi rreth 2 200 të vdekur dhe më shumë se 3 600 të plagosur./ /Ad.Ab./