AFP: Forcat speciale brenda apartamentit të vrasësit në Tuluz

Tre shpërthime të reja janë dëgjuar para pak çastesh pranë shtëpisë ku ndodhet vrasësi i 7 personave në Tuluzë të Francës.
Gazeta “Le Monde” njofton në edicionin e saj online se shpërthimet kanë qenë të ngjashme me ato të granatave të përdorura gjatë natës.
Agjencia “Franceinfo” thotë ndërkohë se tre shpërthimet kanë qenë “shumë të fuqishme” dhe kanë bërë më shumë zhurmë se ato që shpërthyen gjatë natës.
Ministri i Brendshëm francez ndodhet në vendin e ngjarjes. Mediat franceze thonë se tre shpërthimet kanë ndodhur në distanca të shkurtra kohore.