Zv.kryeministrja e Maqedonisë Arifi nesër vizitë në Kosovë

Zëvendëskryeministrja e Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Teuta Arifi, nesër do të realizojë vizitë pune në Republikën e Kosovës.
Gjatë vizitës zëvendëskryeministrja Teuta Arifi do të takohet me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, me zëvendëskryeministren e Kosovës Edita Tahiri, me ministren për integrime evropiane Vlora Çitaku dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Zëvendëskryeministrja Arifi e ftuar nga Instituti Nacional Demokratik në Kosovë, do të merr pjesë edhe në konferencën “Java e gruas”, ku do t`u drejtohet të pranishmëve në temën “Gratë në politikë dhe në shoqëri civile”.