E Diel, 1 Nëntor 2026

AGPK dënon fyerjet ndaj gazetares

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dënon sjelljen e pahijshme dhe fyerjet në adresë të gazetares Liridona Lluka-Gashi, të bëra nga gazetari Milaim Zeka, në Aeroportin e Prishtinës, gjatë dhe pas konferencës për gazetarë të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

AGPK e konsideron një sjellje të tillë të papranueshme, aq më tepër kur bëhet nga një koleg gazetar.

“Gazetarët kanë të drejtë që në çfarëdo rasti të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje për çështje të interesit publik dhe çështje të tjera që iu interesojnë dhe askush nuk ka të drejtë që t’i mësojë ata se çfarë duhet të pyesin e çfarë jo”, thuhet në reagim.

AGPK kërkon nga RTK-ja që bazuar në rregulloreve të veta të marrë masa ndaj Zekës, ndërsa nga Zeka kërkon që t’i kërkojë falje publike gazetares Lluka-Gashi dhe gazetarëve të tjerë që janë ndier të fyer.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›