Shpëtojnë të papërgjegjshmit

Tetë ndërmarrjeve të papërgjegjshme, të privatizuara me spin-of special, që nuk e kaluan edhe njëherë testin për përmbushje të zotimeve, Agjencia Kosovare e Privatizimit ua ka zgjatur jetën edhe për disa javë.
Hoteli Grand, Ballkani në Suharekë, “McCroft Tobacco Holdings” në Gjilan dhe dy minierat - ajo e magnezitit XIM Strezovc në Kamenicë dhe miniera e Goleshit në Lypjan, nuk do të shkojnë në ritenderim, ashtu siç kishin premtuar zyrtarët e AKP-së. Ky vendim u mor, me gjithë faktin se pronarët e këtyre ndërmarrjeve nuk kishin arritur ta bindin Bordin e AKP-së se do t’i përmbushin zotimet për investime dhe punësim.
Megjithatë, AKP u tregua e mëshirshme ndaj tyre, duke ua zgjatur afatin sërish, ndonëse kishte premtuar se nëse deri më 31 maj nuk i përmbushin zotimet, do t’i çojë të katërtat në ritenderim.
Express, përmes burimeve brenda AKP-së, mëson se këtyre ndërmarrjeve problematike afati i ri u është zgjatur deri më 20 qershor.
Deri në këtë kohë, thotë i njëjti burim, bordi ka menduar që pronarëve të këtyre ndërmarrjeve t’u japë kohë që t’i sigurojnë financat për përmbushje të investimeve.
“Mbledhja ka përfunduar dhe afati deri më 20 qershor është shtyrë për këto ndërmarrje”, thotë ai.
Edhe zëdhënësi i AKP-së, Yll Kaloshi, ka thënë se mbledhja e bordit ka përfunduar të premten dhe se është marrë një vendim për këto ndërmarrje, por të cilin nuk e ka bërë publik.
“Është vendosur që zyrtarisht të hënën të jepen detaje rreth këtyre ndërmarrjeve”, ka thënë për Express Kaloshi.
Ndryshe, auditori i jashtëm pas gjetjeve i kishte rekomanduar me herët Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit t’ua marrë aksionet këtyre ndërmarrjeve për shkak të mospërmbushjes së zotimeve për investime dhe punësim.
Përveç Grandit dhe fabrikës së llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, rrezikojnë të ritenderohen edhe fabrika e duhanit “McCroft Tobacco Holdings” në Gjilan, miniera e magnezitit XIM Strezovc në Kamenicë dhe miniera e Goleshit në Lypjan.
Gjithashtu në këtë listë janë edhe FAN në Podujevë, Modeli në Gjakovë, Ballkani në Suharekë dhe Kosovatex.
Nga gjetjet e auditorit thuhet se nga 20.2 milionë euro sa kishte premtuar se do t’i investonte për dy vite, Hoteli Grand deri më tani ka raportuar si investime vetëm 3 milionë euro, megjithëse ndërmarrja është shitur në vitin 2006.
Pas saj vinë miniera e magnezitit XIM Strezovc në Kamenicë dhe Miniera e Goleshit në Lypjan. Të dyja këto ndërmarrje nuk i kanë përmbushur as nga 10 për qind të investimeve që janë zotuar. Blerësi i minierës së magnezitit XIM Strezovc kishte premtuar se do t’i investonte 14.2 milionë euro në këtë ndërmarrje dhe do t’i punësonte 238 punëtorë. Edhe blerësi i minierës së Goleshit kishte premtuar 16.2 milionë euro investime dhe se do t’i punësonte 355 veta. Por, sipas të dhënave të raportit, ky zotim nuk është përmbushur.
Ndërkaq, ish-prodhuesi më i madh i tekstilit në Kosovë “Kosovatex” në Prishtinë tani nuk punon. Të dhënat e AKP-së tregojnë se pronari i ri kishte premtuar se do të investonte 4 milionë euro, mirëpo as pas zgjatjes së afatit për dy vite zotimet nuk janë përmbushur. Deri më tani në këtë ndërmarrje janë raportuar si investime vetëm 453 mijë euro, ndërsa 900 mijë euro tjera thuhet se janë paguar për marrjen e lejes nga Komuna për të ndërtuar qendrën e biznesit, të cilën ia kishte lejuar ish AKM-ja.
Auditori, sipas burimeve brenda AKP-së, ka vlerësuar se në total nuk është arritur përmbushja e zotimeve në investime të premtuara që është 196 milionë euro, e në fakt këto investime është dashur të kryhen dy vite pas shitjes së secilës ndërmarrje.
Tetë ndërmarrjet e rrezikuara
- Hoteli Grand
- McCroft Tobacco Holdings
- Miniera XIM Strezovc
- Miniera e Goleshit
- FAN
- Modeli
- Ballkani
- Kosovatex