E Shtunë, 31 Tetor 2026

AGPK dënon sulmin ndaj gazetarit të RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin për sulmin fizik ndaj gazetarit të RTK-së Gëzim Bimbashi, në veri të Mitrovicës.

Kolegu Bimbashi rreth orës 12:50 është rrahur sot në Sheshin ‘Shumadia’, me dru flamuri nga derisa po xhironte në protestën e organizuar nga strukturat paralele në veri të qytetit.

AGPK e dënon fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Bimbashi dhe kërkon urgjentisht nga Policia e Kosovës si dhe ajo e EULEX-it e cila është e mandatuar për atë pjesë te Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarë, kameramanët dhe fotoreporterë në gjithë territorin e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›