Haradinaj: Qeveria e dëmshme por marreveshja e mirë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thanë se me marrëveshje e arritur në Bruksel është hapur rrugë zgjidhjes së problemeve të brendshme. Ai tha se rajoni i policisë nuk është kategori kushtetuese.
Ai tha se një projekt është përforcimi i pranisë në veri dhe çështja tjetër inicimi i bisedimeve për Stabilizim Asociim.
Haradinaj tha se edhe vetë Kushtetuta është gjeneroze, dhe u krijon shumë mundësi pakicave. I pyetur për ata pjesëtar të strukturave ilegale që u morën me krime të përfshihen në institucione, Haradinaj tha se të gjithë do ti nënshtrohen konkurseve, ata mund të zgjidhen, por kurdo që zbulohet vepra kriminale, ata nuk mund ti shpëtojnë dënimit, pasi ky është standard botëror.
Haradinaj duke folur për rajonalizimin e policisë, tha se një ndarje etnike ekziston. Sipas tij, për realizimin e marrëveshjes Serbia nuk është palë, përmbushja e saj duhet të bëhet nga Kosova.
Ai tha se pamja e sotme nuk e shpjegon marrëveshjen, por zbatimi i saj do të varet nga vëmendja që duhet të ushtrohet. Haradinaj tha për rtk se fillimisht gjërat varen nga veprimi edhe i bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s, EULEX-it etj.
I pyetur për kundërshtimin e marrëveshjes nga pakica serbe në veri, Haradinaj tha se kjo frymë e re në Ballkan do t’i përfshijë edhe serbët, dhe se Prishtina duhet ti bind se ata nuk humbin asgjë.
Ai shtoi se marrëveshja ka marrë epilog, dhe për çështjen e zgjedhjeve duhet të krijohet ambienti para zgjedhjeve, sepse po të ekzistojnë strukturat paralele, njerëzit do të kenë frikë të dalin në zgjedhje.
Ai tha se bindja e tij dhe e partisë është se qeveria Thaçi është e dëmshme për vendin, por sipas tij marrëveshja është çështje tjetër./Indeksonline/