E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorëve të Proit të Njelmtë, iu pengon “varreza e veturave”

Në lagjen Proi i Njelmtë në Prishtinë, lagje kjo mbrapa kazermës së FSK-së "Adem Jashari" janë vendosur “varreza të veturave të pa përdorura”, afër shtëpive të banueshme.

Banorët e kësaj zone janë kundër këtij biznesi, ku janë ankuar për erë të rëndë ndryshku, zhurma të mëdha, madje ata nuk ia kanë iden se si pronari i këtij biznesi ka marrur leje të punës apo edhe nuk ka fare leje.

Njëri nga qytetarët A.H. shprehet i shqetësuar, duke thënë se banorët janë ankuar edhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës, por si duket Komuna na ka bërë as edhe një reagim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›