E Shtunë, 31 Tetor 2026

AGPK e UGK dënojnë kërcënimin e gazetarit Duriqi

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 18:05

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) kanë dënuar të enjten kërcënimin që i është bërë, nga një biznesmen, gazetarit të së përditshmes “Infopress”, Visar Duriqi.

Duriqi ka bërë të ditur se është kërcënuar nëpërmjet telefonit nga pronari i kompanisë “Ëiena”, Isni Rukiqi. Ai e ka kontaktuar Rukiqin rreth një teme që ka të bëjë me një tender, por ai e ka fyer dhe kërcënuar në mënyrën më të vrazhdtë. Gazetari, rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

AGPK konsideron se kërcënimi i gazetarëve paraqet shkelje të lirisë së shprehjes dhe lirisë së informacionit, të drejta këto shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë.

Po ashtu, AGPK u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë rast me seriozitet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›