AGSH: Akte pengimi dhe dëmtime të mjeteve të punës ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë e Gjirokastër

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi sot ndaj disa akteve pengimi dhe dëmtimi të mjeteve të punës së gazetarëve gjatë protestave në Tiranë e Gjirokastër.
Përmes një deklarate, AGSH dënoi këto akte duke u shprehur se pranë unionit kanë mbërritur ankesa dhe denoncime të reja nga gazetarë dhe punonjës të medias gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjale për akte pengimi, shtyrjeje dhe dëmtime të mjeteve të punës se tyre, nga protestues dhe punonjës të policisë. Te tilla incidente kane ndodhur në protestat e qytetarëve në Tiranë dhe në Gjirokastër”, thuhet në deklaratë. “UGSH dënon aktin pengues nga punonjës të policisë ndaj gazetarit Elkier Bushkolaj, në mjedisin pranë Piramidës në kryeqytet, në ditën e katërt të protestave të dhunshme. Sekuencat e pengimit janë regjistruar nga kamera të disa mediave dhe pajisjet personale të reporterëve të pranishëm”, vijon deklarata. “E njëjta sjellje agresive ka ndodhur edhe ndaj reporterit Piro Nase në Gjirokastër, të cilit, ndërsa kryente detyrën e raportimit gjatë protestës dhe tensioneve pranë komisariatit të policisë , prej një protestuesi i është thyer mjeti raportues, telefoni dhe ka pas ankese prej tij”, thuhet më tej . UGSH, në solidaritet me reagimet e degëve të UGSH në Gjirokastër, Berat dhe Tiranë, apelon për rritjen e përgjegjësisë së çdo punonjësi policie ndaj gazetarëve në detyrë. “Ne kërkojmë ndëshkimin e personave me uniformë që pengojnë, godasin apo edhe cënojnë integritetin fizik të reporterëve dhe punonjësve të medias në detyrë, si dhe aktet e mosndërhyrjes së tyre, në rastet kur kërcënohen gazetarët nga turma apo persona agresivë te cilet tentojne te intimidojne, shantazhojne apo edhe provokojne edhe ne momente te raportimeve direkte”, përfundon deklarata.