Fotogaleri- Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit vijon për të pestën ditë radhazi, me tensione dhe përplasje me policinë.
Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa kanë vendosur kosha mbeturinash në mes të rrugës, të cilëve më pas u kanë vënë flakën.
Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke shpërndarë protestuesit.
Protesta para Ministrise se Arsimit, foto: Florian Abazaj 1 nga 30/m.q/