Fotogaleri – Protesta, vijojnë përplasjet në Rrugën e Durrësit

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në Rrugën e Durrësit, ku të rinj të maskuar kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të policisë.
Në përgjigje, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të shpërndarë turmën.
Protestuesit janë zhvendosur në rrugicat pranë zonës për t’i shpëtuar gazit, ndërsa kanë pretenduar se policia ka përdorur edhe plumba gome.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit dhe tërheqjes së përkohshme të tyre, tensionet kanë vijuar në zonën pranë Ministrisë së Arsimit.
/m.q/r.e/