E Diel, 1 Nëntor 2026

A/H1N1, 15 vjeçari nga Breati në gjendje të rëndë

TIRANË - Një djalë 15 vjeç është sjellë në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv në Tiranë dhe mendohet se ëshët prekur nga gripi i derrave. Mjekët shprehen se pacienti po mbahet nën kontroll të vazhdueshëm dhe se ai po trajtohet me tamiflu.

Sipas tyre, pacienti ka ardhur nga qyteti i Beratit pas shfaqjes se komplikacioneve.

Ndërkohë sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, numri total i të prekurve me virusin A/H1N1, ka arritr në 150. Ministria e Shëndetësisë ka shpallur zyrtarisht fillimin e epidemisë, të shkaktuar nga gripi stinor dhe ai pandemik, A/H1N1.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›