Mamurras, 64 vjeçarit i gjenden 23.5 kg heroine
MAMURRAS - Në banesën e një 64 vjeçari nga Mamurrasi policia ka arritur të sekuestrojë plot 23.5 kg drogë të llojit heroinë. Sipas zyrës së shtypit, ka qenë një informacion rutinë që është vlerësuar me seriozitet që ka çuar një kapjen e sasisë së madhe.
Shtetasi Hamit Ramazan Doçi, vjeç 64, banues në qytetin e Mamurrasit është shpallur në kërkim nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën e sekuestruan edhe një pistoletë tip 'Bereta', një armë gjahu po e tipit 'Bereta'.