E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt mes fqinjësh, vritet 42 vjeçari, gruaja pi helmin

LEZHË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Manati të Lezhës ku ka mbetur i vrarë një 42 vjecar si dhe janë plagosur 2 të tjerë. Sipas policisë së Lezhës 42 vjecari Gjon Përvathi nga fshati Manati i Lezhes eshte vrare me arme zjarri nga fqinji i tij pasditen e sotme, ndersa ka mbetur i plagosur Gjergj Pervathi si dhe djali i viktimes, ky i fundit eshte aksidentuar nga autori gjate tentatives per t'u larguar me mjetin e tij.

Sipas njoftimit të policisë Lezhë Gjon Pervathi ka mbetur i vdekur pasi eshte qelluar disa here me pistolete nga i dyshuari i shpallur në kërkim Ndue Lekgjonaj 55 vjec po nga fshati Manati ne dalje te rruges dytesore qe lidh Lezhen me Lacin, ne momentin qe viktima po shkonte per në shtepi.

Autori i krimit eshte larguar menjehere nga vendngjarja duke aksidentuar edhe djalin 14 vjecar te viktimes. Duke mos mjaftuar e gjithe kjo tragjedi per familjen Pervathi, bashkeshortja e viktimes Martine Përvathi, e tronditur nga kjo ngjarje ka konsumuar nje sasi te konsiderueshme helmi fostoksinë në prani të motrës së saj duke kaluar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë për në spitalin ushtarak të Tiranës. Por mësohet se ka ndëruar jetë në spitalin ushtarak nën efektin e helmit dhe të gjendjes së rëndë psikologjike pas vdekjes së bashkëshortit.

Sipas te dhenave nga policia e Lezhes, vrasja ka ndodhur per shkak te nje konflikti qe autori dhe viktima kishin prej me shume se 2 vjetesh, konflikt qe kishte lindur pasi viktima kishte vrare bagetine e 55 vjecarit Lekgjonaj,te cilat i kishin depërtuar ne kopshtnajet e tij.

Për të shuar këtë konflikt disa herë ndërhyri policia vendore dhe me pas u desh dhe ndërhyrja e forcave speciale për të arrestuar Gjon Përvathin duke e mbajtur shtëpinë e tij të rrethuar për një kohë të gjatë për shkak të rezistencës që ai pati ndaj policisë. Arrestimi i tij u krye pas negociatave të forcave policore me të.

Pas arrestimit për veprën penale të kundërshtimit të forcave policore Gjon Përvathi u dënua me 2 vite burg dhe vetëm para 2 muajsh kishte kryer dënimin e dhënë nga gjykata.
Por pikërisht sot konflikti ka degjeneruar në sherr të përsëritur duke kaluar në vrasje që ndodhi në orët e mesditës,dhe pas saj edhe humbjen e një jete tjetër në të njëjtën familje,bashkëshortes së vitkimës pas helmit të konsumuar. Kjo është një tragjedi e madhe për këtë familje që humb kryefamiljarët duke lënë jetim katër fëmijë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›