E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Demokracia është e pakthyeshme

Kryetarja e Kuvendit në një aktivitet të mbajtur sot në Parlament, me rastin e 20 Vjetorit të nënshkrimit të Konventës së OKB për të drejtat e fëmijëve u shpreh se "askush nuk mund të cënojë sistemin e demokracisë"
"Demokracia është e pakthyeshme dhe shteti ligjor është gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë për të gjithë shqiptarët" theksoi Topalli duke shtuar se ky është 20 vjetori i një domethënieje të madhe. Sipas saj në këtë 20 vjetor të Konventës së të Drejtave të Fëmijve, kur Shqipëri ka arritur momentet e saj më të bukura , në mënyrë të veçantë të procesit të integrimit, si një vend anëtar i NATO-s, si një vend, të cilin qeveritë e 27 vendeve të BE-së, të majta e të djathta e pranuan kërkesën e saj për t'u bërë vend kandidat.
Nuk ka datë më të rëndësishme sesa 16 nëntori, me domethënie politike, mesazh politik të qeverive të majta e të djathta të BE-së. Vendimi që ato morën në 16 nëntor ishte se Shqipëria kaloi shkëlqyeshëm provën e saj të 28 Qershorit, se ato ishin zgjedhje të lira e të ndershme, se institucionet janë legjitime theksoi Topalli duke shtuar se
kushdo që mund të mendojë se mund të sulmojë apo të përpiqet, me instrumente të paligjshme të cënojë ligjshmërinë, natyrisht që gabohet rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›