E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli teknik i makinave, SGS merr koncensionin

Kompania zvicerane SGS merr me koncension për 10 vjet shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve. Ministri i Transportit deklaron se do të përmirësohet shërbimi për qytetarët, ndërkohë që tarifat nuk do ndryshojnë. 

TIRANE- Kompania zvicerane SGS merr me koncesion shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve. Ministri i Punëve Publike , Transportit, dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashika nënshkruar me drejtuesit e kompanisë marrëveshjen e koncesionit. Marrja nën administrim i këtij shërbimi për 10 vjet nga investitori privat synon përmirësimin e shërbimit për qytetarët, ndërkohë që cmimet nuk do të ndryshojnë.

“Në këtë moment nuk mundet vecse të shpreh besimin se shoqëria SGS do të përmbushë me korrektesë të gjitha klauzolat e kësaj kontrate dhe do të ofrojë atë që është parashikuar në të, pra një shërbim cilësisht të mirë.përfitoj nga ky rast për të njoftuar të gjithë përdoruesit e mjeteve në Shqipëri që shërbimi do të vazhdojë normalisht kundrejt tarifave aktuale ” shpjegoi ministri Olldashi.

Kontrata e koncesionit parashikon realizimin e një investimi prej 561 milion lekësh nga kompania SGS. Ndërkohë investitori privat do ti paguajë shtetit shqiptar edhe 5% të të ardhurave, si tarifë për koncensionin.
(e.n/News24/BalkanWeb)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›