E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, Mjekët: Situata është mjaft serioze

Situata e gripit të derrit në Shqipëri po merr tone serioze. Kështu deklarojnë mjekët specialistë, të cilët pranojnë se javën e fundit është rritur shumë numri i rasteve të dyshuar me këtë grip e po ashtu edhe numri i mostrave të marra. Sipas mjekut Infektivilog Pëllumb Pipero mendohet se numri i personave që janë prekur në vend nga ky virus është më i lartë sesa ai që është deklaruar.
Mjeku Pipero delaron se, po ndeshen mjaft vështirësi si pasojë e kthimit me vonesë të përgjigjieve të analizave nga ISHP për mostrat e dyshuara. Përgjigjia për tipin A të virusit sipas specialistit duket të jetë e përshpejtuar, pasi mjekët janë të kufizuar në kohë për të vendosur trajtimin me tamiflunë.
Aktualisht në spitalin infektiv në QSUT janë tre raste të dyshuar me gripin e derrave, që po trajtohen. Një prej këtyre pacientëve sapo ka dalë edhe nga gjendja kritike, ku po mbahej në pavionin e reanimacionit. Gjithashtu janë edhe dy fëmijë të dyshuar me këtë grip që po trajtohen në pediatrinë e spitalit Nënë Tereza. Sa u takon 29 rasteve të konfirmuar nga laboratrori i Bukureshtit me H1N1, Mjeku Pipero deklaron se të gjithë janë shëruar dhe kanë lënë spitalin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›