E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Robben te Bajern i Munich

Gjiganti i Bundesligës, Bayern Munich, tashmë ka kompletuar transferimin me anësorin holandez, Arjen Robben nga Real Madridi. "E gjitha ndodhi shumë shpejt. Kishte disa gjëra të cilat duhej t'i mendoja, por në fund vendosa se vërtet dua të largohem në drejtim të një klubi të madh si Bajerni", ka thënë lojtari në një intervistë për televizionin e klubit të ri.
"Që nga fillimi, Bajerni më ka dhënë një ndjenjë të mirë dhe ndjehem shumë i mirëpritur këtu. Ky është një klub i madh me një histori të shkëlqyeshme, dhe jam i ngazëllyer që jam këtu. Jam plotësisht i gatshëm, pata një para-sezon të mirë me Realin dhe jam i gatshëm të luaj", ka shtuar holandezi.
25-vjeçari raportohet se ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me Bayernin, ku do të mbajë fanellën me numër 10. Ai do të mund të debutojë të shtunën kundër Wolfsburgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›