E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë e tensionuar te Kroi i Vitakut

Situata në lagjen Kroi i Vitakut vazhdon të jetë e tensionuar. Polica e Kosovës vazhdon të qëndrojë midis shqiptarëve dhe serbëve, me qëllim që të parandalojë incidentet e mundshme. Punimet për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve nuk kanë filluar as sot.
Dragan Spasojeviç, drejtor për urbanizëm në pjesën veriore të qytetit, ka thënë se punimet për rindërtimin e shtëpive te Kroi i Vitakut nuk mund të fillojnë pa një marrëveshje mes autoriteteve të komunës së veriut dhe asaj të jugut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka thënë se vlerësimi i veprimeve të zyrtarëve të saj në zhvillimet e fundit në lagjen "Kroi i Vitakut" në veri të Mitrovicës do të bëhet nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se policia do të ruajë zinxhirin komandues dhe ka theksuar se, "në qoftë se vërehen devijime të mundshme në zinxhirin komandues atëherë do të merren masa" dhe rasti do t'i përcillet inspektoratit të Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›