E Diel, 1 Nëntor 2026

Espanyol nën shok, humb jetën kapiteni Daniel Harque

Një tragjedi tjetër ka goditur futbollin spanjoll dhe atë europian që ka humbur një prej protagonistëve në mënyrë tragjike.
Mbrojtësi dhe kapiteni i Espanyolit, Daniel Jarque ka humbur jetën në impiantin sportiv të Coverciano, ku skuadra katalanase ndodhej në grumbullim.
Për të shkaktuar tragjedinë ka menduar një atak në zemrën e kapitenit 26 vjeçar të Espanyol, ndërsa ky po fliste në telefon me të fejuarën. Ai u gjet pa jetë nga shokët e skuadrës dhe stafi të cilët bënë të pamundurën por Harque nuk u kthye në jetë.
Ishte vetë e fejuara e futbollistit ajo që lajmëroi shokët e ekipit të cilët hynë në dhomën e futbollistit duke e gjetur përtokë. Mjeku i Espanyol tentoi një ndërhyrje të pashpresë me defibrilator por Harque nuk u përmend. Ai duhej të luante me katalanasit në miqësoren ndaj Bologna e cila është anuluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›