E Shtunë, 31 Tetor 2026

Server: Zgjidhni emrin, pastaj në NATO

Analisti i çështjeve ballkanike, Daniel Server ka deklaruar se aktualisht Greqia po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me vendet fqinje, përfshirë Maqedoninë.
Në një intervistë për një media maqedonase, Server është shprehur se për momentin nuk mund të parashikojë se cila do të jetë zgjidhja e çështjes së emrit, e cila sipas tij është prioritare. Ai ka theksuar se çështja në fjalë duhet të zgjidhet sa më parë në mënyrë që të zhbllokohet anëtarësimi në NATO dhe BE dhe ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›