E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uithers: Shqipëria, shembull për liritë fetare

Toleranca fetare, mbetet një nga tiparet më të vlerësuara të shoqërisë sonë nga komuniteti ndërkombëtar. Pas daljes së raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për lirinë fetare në botë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka organizuar një takim me personalitete nga feja, politika e shoqeria civile për të vlerësuar harmoninë fetare në Shqipëri.
Në fjalën e tij ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uithers ka theksuar se ky takim është organizuar sepse donte që të shprehte se Shqipëria është një vend ku praktikat fetare dhe toleranca janë të shprehura qartë, në dallim nga shumë vende të tjera. Sipas tij në Shqipëri është shprehja e lirë e besimit fetar dhe toleranca janë pjesë e karakterit shqiptar prej shumë shekujsh.
Toleranca fetare në Shqipëri shpesh përben një nga pikat më të forta të shoqërise sonë, veçanërisht për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›