AH1N1 i merr jetën një tjetër foshnje në Itali
Sa vjen e shtohet lista e viktimave si pasojë e gripit A në Italinë fqinje. Në spitalin e Kardarelit në Napoli, ka ndërruar jetë një foshnjë tetë muajshe. Mediat raportojne se vajza kishte shfaqur të gjitha shenjat e gripit A. Edhe në Torino mësohet se një burrë 75-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e H1N1, i cili vuante edhe nga kanceri në palcë. Vetëm në këto dy ditë gripi A u ka marrë jetën 4 personave në vendin fqinj, duke e çuar në total, numrin e viktimave në 32.
Gripi A po përhapet me shpejtësi të madhe në Europë. Gjendje alarmante paraqitet në ukrainë, ku si pasojë e gripit kanë humbur jetën 135 persona. Vetëm në 24 orët e fundit janë rregjistruar 25 viktima. Edhe në Serbi është rregjistruar një tjetër viktimë, duke e çuar në tre numrin e tyre. Në vend janë rregjistruar 184 raste të infektimit. Në mbarë Europën, gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 37 vdekje. 11 në Britani, 10 në Spanjë, dhe 16 në Finlandë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë dhe Suedi. Sipas qendrës europiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, mendohet si pasojë e gripit A, këtë vit numri i viktimave në Europë mund të arrijë deri në 40 mijë.