Agolli: Fakte ndaj pretendimeve të ministrit

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të ministrit të transporteve Sokol Olldashi për pronën në qendër të kryeqytetit. Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës Agolli ka deklaruar në një konferencë për shtyp se Bashkia ka fakte zyrtaret ndaj pretendimeve të ministrit Olldashi. Sipas tij ministri citoi një shkresë pa lidhje me objektin që bëhet debati duke shtuar se prona që citoi ministri bëhet fjalë për lulishten përballë bankës. Qeveria po rrënon në skuta që të thotë që është pronë e shtetit. Theksoi Agolli duke shtuar se Bashkia disponon dokumentat që njohin të drejtën mbi pronën. Miliona euro penalitet nga veprimet anti ligjore theksoi Agolli duke shtuar se këto veprime rëndojnë mbi buxhetin dhe mbi taksapaguesit.