Taçi mbetet në qeli, Gjykata refuzon 100 mijë euro
Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg, bisnesmenin Rezart Taçi duke refuzuar shumën prej 100 mijë eurosh, si garanci pasurore e ofruar nga i pandehuri. Taçi është paraqitur në mesdite në Gjykatën e Faktit për t’u njohur me masën e sigurisë e vendosur në mungesë të tij, dy ditë më parë. Kamerat në këtë seancë ndryshe nga ajo e vlerësimit të masës ndaj truprojave të tij, është zhvilluar me dyer të mbyllura. Rezart Taçi akuzohet se ka ushtruar dhune fizike për shkakë të detyrës, ndaj gazetarit Mero Baze. Avokati mbrotjës deklaroi se do ta apelojë vendimin duke kërkuar një masë arresti më të lehtë për klientin e tij i cili nuk paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Bisnesmeni dhe dy truprojat e tij me të njejtën masë arrest me burg, rrezikojnë dënimin nga gjobë deri në 3 vjet burgim. Rezart Taçi u vetëdorëzua në polici pasditen e së enjtes. Ai hodhi poshtë çdo akuzë dhe deklaroi se arrestimi i tij është një makinacion i sajuar nga Baze. Deri në një vendim të dytë të Gjykatës së Apelit, Rezart Taçi do të qendrojë larg biznesit të tij, por në qelitë e paraburgimit në pritje të një mase më të butë sigurimi.