E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Rama po gënjen për interesa të të tjerëve

Ministria e Punëve Publike ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për mashtrim me dokumentacionin e paraqitur në lidhje me pronësinë e truallit mes kryqëzimit të Rrugës së Durrësit me atë të Kavajës. Ministri Olldashi, ka paraqitur dokumenta, që sipas tij rrëzojnë pretendimet e Bashkisë dhe vërtetojnë se ajo është pronë publike.  Sipas Olldashit, këmbëngulja e Ramës për të fshehur pronësinë, fsheh pas interesa personale të tij. Debati në lidhje me këtë truall nisi pas kthimit të saj në lulishte, nga Ministria e Punëve Publike. Ndërsa qeveria kërkoi nxjerrjen e saj në ankand dhe paratë e përfituara do të përdoren si fond për kompensimin e ish-pronarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›