A/H1N1, shënohet viktima e katërt

Shkon në 4 numri i viktimave nga virusi A/H1N1 në vend. Një 30-vjeçar nga Vlora me inicialet E.M, ka ndërruar jetë dje pasdite si pasojë e virusit. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 30-vjeçari, i cili ishte kthyer pak ditë më parë nga emigracioni, po kurohej në shtëpi me antibiotikë. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ai ishte shtruar në spital, dhe më pas u transportua në sanatoriumin e Tiranës ku edhe ndërroi jetë.
Ndërkohë dy persona të tjerë vdiqën po dje si pasojë e gripit të derrave. të dy viktimat vuanin nga sëmundje të tjera, të cilat i shkaktuan edhe vdekjen. Viktima e parë është një grua 47-vjeçare nga Shkodra, e cila ndodhej e shtruar në senatorium prej pesë ditësh. Ajo vuante nga mushkritë, hipertensioni aerterial dhe hiperobeziteti. Ndërsa viktima e dytë është një mashkull 53 vjeç i cili ka ndëruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Ai vuante nga demenca dhe nga pneumonia massive. Por pavarësisht këtij bilanci, drejtori institutit të shëndetit publik, Alban Ylli, tha mbrëmë për RTV "Ora News" se javët e fundit ka një rënie të virusit dhe se Shqipëria nuk futet tek vendet me rrezikshmëri të lartë. Ylli shpjegoi se gjithe viktimat ishin me regjim në reaminacion.
Aktualisht numri i personave të konfirmuar me gripin e derrit është 310. Nga të dhënat e deri tanishme rezulton se personat që kanë humbur jetën nga gripi i derrit kanë qenë persona që kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera si sëmundja e mushkrive dhe sëmundje të tjera kronike.