E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, vdes një shqiptar në Itali

Një 37-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në qytetin italian të Napolit si pasojë e virusit të gripit të derrave.
Emri i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërkohë që autoritetet shëndetësore italiane bëjnë të ditur se ai vuante edhe nga një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh në organizëm.
Viktima ndodhej në reanimacion prej më shumë se 10 ditësh pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›