Presidenti i SHBA-së Obama mbërrin në Korenë e Jugut
Presidenti amerikan Barak Obama ka mbërritur në Korenë e Jugut, që është ndalesa e fundit në turneun e tij aziatik.
Bisedimet në Seul pritet të përqëndrohen rreth programeve bërthamore të Koresë së Veriut. Seuli dhe Uashingtoni synojnë kthimin e Penjanit në bisedimet gjashtëpalëshe.
Obama arriti në Korenë e Jugut pas vizitës tre ditore në Kinë. Më herët ai kishte vizituar Japoninë dhe Singaporin.