E Diel, 1 Nëntor 2026

AI: 100 të vrarë në Jemen që nga fillimi i vitit

"Amnesty International" ka akuzuar autoritetet në Jemen për përdorim të “dhunës shumë të tepruar” ndaj protestuesve anti qeveritar.

Në raportin e fundit AI pohon se afër 100 persona janë vrarë në Jemen që nga fillimi i vitit kur shpërthyen protestat kundër presidentit Ali Abdullah Saleh.
 

Raporti i AI nxjerr në pah se autoritetet kanë vepruar me “mospërfillje dhe pa maturi ndaj jetëve të njerëzve”.
 

"Amnesty International" ka ftuar ndërkombëtarët të bëjë presion ndaj autoriteteve të Jemenit që të mos u jepet imunitet përgjegjësve për vrasjen e demonstruesve, duke përfshirë edhe vrasjen e 50 personave më 18 mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›