E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjellorusia: Të huajt komplot për rrëzimin e qeverisë

Ministria e brendshme e Bjellorusisë ka akuzuar se protestat masive kundër rizgjedhjes së presidentit Aleksander Llukashenko, në dhjetor të vitit të kaluar, ishin komplot nga “personat dhe organizatat e jashtme”, të cilat synonin përmbysjen e Llukashenkos me grusht shtet.

Një zëdhënësi i kësaj ministrie tha se hetuesit kanë gjetur “prova të parefuzueshme” të konspiracionit të jashtëm për kryerjen e ndryshimit të regjimit në Bjellorusi.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këto akuza, që u paraqitën mbrëmë, nëpërmjet një deklarate.

Mbështetësit e opozitës në Bjellorusi, në ditën e zgjedhjeve, më 19 dhjetor në Minsk, organizuan demonstratë të madhe, në shenjë të protestës për, siç kanë thënë, votimin jokorrekt.

Në përgjegjje të protestave, autoritetet ndërhynë në mënyrë të dhunshme duke burgosur më se 600 persona, përfshirë edhe pjesën më të madhe të kandidatëve, që garuan kundër Llukashenkos.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dënuan ndërhyrjen kundër demonstruesve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›