AI: Ambasadat siriane frikësojnë protestuesit

Organizata Amnesty International tha se zyrtarët e ambasadave siriane kanë frikësuar sistematikisht disidentët emigrantë për të mos kundërshtuar shtypjen e protestave nga qeveria.
Organizata me bazë në Londër theksoi se ka dokumentuar raste që përfshijnë më shumë se 30 aktivistë në tetë shtete-Britiani, Kanada, Kile, Francë, Gjermani, Spanjë, Suedi dhe Shtetet e Bashkuara.
Amnesty International u bëri thirrje shteteve të ndryshme që “të marrin masa më të fuqishme ndaj ambasadave siriane të cilat akuzohen për orkestrimin e këtij lloj ngacmimi dhe frikësimi”.
Sipas organizatës, në shumë raste, protestuesit jashtë ambasadave siriane ishin fotografuar fillimisht, ndërsa ishin kërcënuar përmes mënyrave të ndryshme si përmes telefonatave, letrave elektronike dhe mesazheve në Facebook.